Përgjigja e dobët ndaj pandemisë, opozita britanike kërkon hetim të thelluar për qeverinë Johnson
Politika në Britaninë e Madhe po bën thirrje për një hetim të pavarur ndaj qeverisë së Boros Johnson dhe mënyrës sesi ajo iu përgjigj krizës epidemike në vend. Sipas kërkuesve të hetimit qeveria ka dështuar të shpjegojë plotësisht ndryshimet në shifrat e vdekjeve, numrin e ulët të testimeve dhe mungesën e pajisjeve në spitale.
Me të kaluar këtë krizë do të jetë e nevojshme nisja e një hetimi të pavarur për të riekzaminuar formalisht përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë. Hetimi duhet të ketë fuqinë më të madhe të mundshme, nisur nga mungesa shokuese e pajisjeve për stafet dhe përgjigja e dobët e qeverisë për të thënë të vërtetën dhe për t’i dhënë mundësi Boris Johnson që të përgjigjet për pyetje më serioze
është shprehur Ed Davey, kreu në detyrë i Liberal Demokratëve.
Edhe kreu i opozitës kryesore, laburisti Keir Starmer ka deklaruar se qeveria ishte e avashtë në përgjigjen ndaj epidemisë dhe se Mbretëria e Bashkuar duhet ta rishikojë atë.
Një arsye pse po kërkohet ky hetim është edhe fakti se vdekjet në Britani nga CoVid-19 janë 40% më të larta sesa parashikimet e qeverisë që nga 10 prilli. Një tjetër arsye është ndryshimi në politikën e qeverisë, e cila pasi mori në dorëzim një raport shkencor që parashikonte 250 mijë të vdekur nëse do të ndiqej parimi i imunitetit kolektiv, vendosi të bashkohej me idenë e karantinës.
Deri më tani në Britani kanë vdekur 17 337 njerëz nga epidemia.
Add new comment