17 raste të reja me CoVid-19. Arrin në 433 totali i të prekurve
Në Shqipëri është shtuar me 17 numri i rasteve të prekur nga CoVid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë kryer 259 teste dhe rezultati ka qenë me një rritje me 10 raste krahasuar me një ditë më parë. Në total numri i të prekurve ka shkuar në 433.
Rastet e reja janë të shtuara në Tiranë, Shkodër, Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës, ndërsa harta nuk është zgjeruar me qytete të reja të infektuara me koronavirus.
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se disa nga rastet janë persona që kanë kryer vizita familjare tek të afërmit e infektuar me COVID-19 ku edhe janë ekspozuar ndaj infeksionit.
Add new comment