Balluku: Anullohen Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat
Pas Thumanë - Kashar, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar edhe dy anullime të tjera të mëdha. Koncesionet Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, që sipas saj do të rishikohen dhe fondet e akorduara për të cilat do të shkojnë në luftën kundër pandemisë.
Që të dyja PPP nuk është se nuk do të nisin, janë anuluar le të themi, pra nuk do të vazhdojnë më këto projekte, për shkak të situatës së krijuar, duke i dhënë të gjithë hapësirën fiskale që ka qenë e planifikuar për keto dy projekte në dispozicion për to nevojave që kanë lindur për shkak të situatës nga COVID-19
Në rastin e autostradës të korridorit Adriatiko-jonian. Tashmë jemi duke studiuar faktin e ri që ndoshta duhet të nisim nga Balldreni dhe jo thjesht nga Miloti deri në Bypassin e Fierit, pra duke e bashkuar edhe me atë pjesë që nuk do të përmbushet dot përmes atij plani që ka qenë më parë , pra të koncesionit Milot-Balldren, duke krijuar një korridor më të gjatë por duke e rishikuar gjithë projektin dhe duke vendosur elementë të tillë të cilët nuk do t'i krijonin peshë financiare buxhetit të shtetit në vazhdimësi.
Të gjitha këto janë duke u proceduar në ministri nga ekspertët për të gjetur një zgjidhje për situatën për të mos ngarkuar buxhetin e shtetit por edhe për të mos stopuar këto projekte të rëndësishme. Korridori Adriatiko-jonian është një nga kolonat mbajtëse të të gjithë strategjisë për zhvillimin e transportit tokësor dhe lidhjes me vendet e tjera të rajonit. Ky është rasti i një infrastrukture rrugore. Duke e rishikuar të gjithë projektin dhe duke vendosur element të tillë të cilët nuk do ti krijonin peshë financiare për buxhetin e shtetit
tha Balluku në një intervistë për Report Tv.
Add new comment