Qeratë? Shiko se nuk e thashë ashtu...
Kryeminstri irritoi dje shumëkënd me thirrjen për mospagimin e qerave. Në mbrëmje doli dhe sqaroi atë që kishte ndërmend sipas mënyrë së tij. Sot paradite mediat vunë re se aktit normativ i ishte shtuar një pjesë plotësuese që rregullon detyrimin me këste, jo faljen e tij. Pyetja që shtrohet këtu është se ky hyn qeveria me aktet e veta në një detyrim kontraktor mes palëve të pavarura? Por ta lëmë mënjanë këtë dhe të shohim se çfarë thotë kryeministri sot:
Gjermania – Mospërmbushja e detyrimit kontraktor të pagimit të qerasë që rrjedh nga një kontratë qerasë, nuk përbën shkak për qeradhënësin të zgjidhë kontratën. Pamundësia e përmbushjes së detyrimit të pagesës së qerasë për periudhën 1 prill 2020 – 30 qershor 2020 lidhet me gjëndjen e shkatuar nga COVID -19. Ky parashikim nuk mund te interpretohet ne dëm të pronarit.
Franca – Nuk mund të ndëshkohen me penalitete financiare, kamatvonesa, dëmshpërblime, zbatimin e klauzolës së përfundimit të kontratës, apo zbatimin e çdo klauzole penale apo që aktivizon garancitë, për shkak të mospagimit të qerasë ose të tarifave të qerasë, lidhur me ambientet profesionale dhe tregtare, pavaresisht nga dispozitat kontraktuale dhe atyre të percaktuara nga kodi tregtar.
Kjo dispozitë zbatohet mbi qeratë, pagesa e të cilave duhej bërë nga 12 marsi 2020 deri në një afat prej 2 muajsh nga data e përfundimit të gjendjes së urgjencës shëndetësore.
E pra balona tabake që ne quajmë gabimisht opozitë, ta harrojë se i bën dot Shqipërisë atë që as armiku i padukshëm nuk ka për t’ia bërë dot, sepse koha kur ky vend u katandis në balonë tauke nga këta honxhobonxho ka vdekur dhe nuk kthehet më!
*shumë shpejt do ju informoj për aktet zbatuese tië aktit normativ mbi qeratë dhe njerëzit më në hall do të shohin edhe njëherë dhe edhe më qartë për qeratë , se unë dhe kjo qeveri, jemi me ta dhe për ta
shkruan z. Rama.
Franca dhe Gjermania mund të kenë legjislacionin e tyre dhe nuk ka sesi të jetë detyrimisht e njëjta gjë. Por në fakt nuk është kjo çështja, pasi aktet e kësaj qeverie janë me natyrë declarative dhe siç e shohim befas informaliteti qenka problem madhor edhe pse deri më dje na thuhej se ekonomia është legalizuar.
Çështja është se kryeministri që flet qesim në mediat sociale, është autor origjinal i pështjellimit, të cilin mandej kur ja vënë në dukje shkon dhe e korrigjon për të dalë me shfaqjen e zakonshme të shpëtimtarit dhe atij që e keqkuptojnë. Nëse një masë njerëzisht keqkuptojnë kryeministrin, kjo është përgjegjësi e këtij të fundit jo e popullit. Dhe në këtë rast opozita kundërshtoi dhe vuri në dukje një apel shumë problematik me pasoja sociale. Krijuar nga një njeri i vetëm.
Add new comment