Provokim i stabilitetit në emër të Kushtetutës

Postuar në 02 Prill, 2020 15:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje një emër tjetër për krjimin e qeverisë pasi në Parlament u rrëzua qeveria e Albin Kurtit. Përmes një letre të posaçme, Thaçi citon një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, që i jep të drejtë VV-së të formuar një qeveri të re. Presidenti e cilëson VV-në si një “subjekt politik që ka fituar shumicën në Kuvend”, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. VV—ja është partia e parë konfirmuar në zgjedhje dhe kërkesa e presidentit është një mizaskenë nga dikush që qëndron pas krizës së tanishme politike.

Kjo jo vetëm sepse rimandatimi i një qeverie me në krye VV-në do të kthente krizën politike në një larje hesapesh personale me një njeri, por edhe sepse VV-ja ka deklaruar se kërkon zgjedhje të reja. Është e qartë se Thaçi po konsumon hapat procedurialë për t’ia kaluar eventualisht topin e krijimit të qeverisë, LDK-së, e cila është aktorja tjetër e krizës dhe kryetari i së cilës flet për një shumicë prej 82 votash në Parlament.

Mbetet për t’u parë sesi do të reagojë VV-ja, por tanimë është e qartë se Hashim Thaçi përfaqëson jo unitetin, por destabilitetin e një shteti, përderisa zgjidhje të këtilla provokojnë ndarje dhe jo pajtim, as edhe japin mundësi për kompromis.

Megjithatë mbetet për t’u parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.