Një president që sfidon votën e qytetarëve

Postuar në 30 Mars, 2020 12:50

Hashim Thaçi, president i Republikës së Kosovës njofton se ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve krysore garanttuese të pavarësisë së Kosovës, njohur si vende të Quintit. Thaçi njofton se “do të marrë hapa gjithnjë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës dhe me detyrat si President i Republikës së Kosovës”. Dhe se në funksion të kësaj logjike ai siguron ndër të tjera se:

Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik dhe qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik

Konkretisht Thaçi ka njoftuar se do të hapë konsultimet për krijimin e një qeverie të re edhe pse partia kryesore e dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, Lëvizja Vetëvendose ka kërkuar zgjedhje të reja.

Në këtë kuptim, preesidenti i Republikës së Kosovës është duke ndjekur politikën e provokikit të stabilitetit politik të vendit nën mbulesën e mbështetjes ndërkombëtare. Nuk ka asnjë marrëveshje politike funksionale që të ketë jetë pa konsensus elektoral dhe nëse z. Thaçi dhe aleati i tij në lojën e ndyrë që po zhvillohet në Kosovë, Isa Mustafa i LDK-së po duan të imponohen me akordet e tyre si filone të SHBA në Kosovë, atëherë kjo lloj politike duhet provuar në zgjedhje.

Përndryshe Kosova do të hyjë në kursin e Shqipërisë e cila jeton me dy statistika: atë zyrtare që shpall suksese dhe atë tjetrën që i kthen kurrizin vendit dhe ikën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.