Qeveria shqiptare duhet të vetëdeklarojë infektimin brenda radhëve të veta

Postuar në 19 Mars, 2020 19:20

Princi Albert i Monakos ka rezultuar pozitiv për koronavirusin COVID-19.

Albert II, 62-vjeçar, kreu i shtetit i principatës, po vazhdon të punojë nga banesa e tij dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është shkak për shqetësim, thuhet në një deklaratë zyrtare. 

Pak ditë më parë edhe kryeministri Serge Telle, gjithashtu rezultoi pozitiv për virusin.

Një sërë zyrtarësh të lartë në Europë po verifikohet se është prekur nga virusi aktual duke risjellë në mendje ngjarje që mendohej se ishin harruar. 
Një tjetër lajm shqetësues është prekja në masë e mjekëve. 400 në Kinë dhe 2600 në Itali duke i shtuar krizës një tjetër dimension. 
Ngjan se bota është tërheqje përballë një invazioni global që patjetër do të arrijë pikun dhe zmbrapset, por me çfarë kostoje mbetet për t’u parë. 

Konfirmimet e shumta që vijnë nga bota e politikës përbën një moment trasnparence me rëndësi që duhet aplikuar edhe në Shqipëri. Ne shohim në televizor vetëm dy njerëz: Edi Ramën dhe Ogerta Manastirliun. Ministrat e tjerë, deputetët janë zhdukur nga vizibiliteti publik. Kanë qenë në takime në Europë, kanë qenë në delegacioni, kanë udhëtuar. Mjaftoj të kujtojmë konferecnën e donatorëve, një tubim masiv njerëzish. 
Zoti Rama e ka kompleks të madh shëndetin e tij, por nisur nga standardi që po aplikohet gjerësisht ne kemi të drejtë të dimë: kush ka bërë testin nga politikanët shqiptarë, kush është në vetëizolim dhe kush ka simptoma? 

Jetojmë në një vend ku shërbimi mjekësor blihet me mik dhe lekë, ndaj të dhënat janë domosdoshmëri. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.