Zbulohet në Rusi strukturë 25 000 vjeçare e ndërtuar me eshtrat e 60 mamuthëve
Në stepat e Rusisë është zbuluar një strukturë 25 mijë vjeçare e ndërtuar me eshtrat e 60 mamuthëve. Struktura është rrethore dhe ka diemaetër 13 m. Shkencëtarët nuk arrijnë të japin një shpjegim për këtë strukturë e cila përkon me Epokën Akullnajore, por përpjekja dhe puna për ta ndërtuar atë flet për rëndësinë që ka patur për njerëzit e asaj kohe.
Nga gjetjet në terren megjithatë krijohen disa hipoteza. Përveç synimeve praktike, si përpunimi i ushqimit, mendohet se ekzistojnë edhe synime të tjera duke marrë për bazë madhësinë e saj. Struktura dallon edhe nga gjetje të ngjashme në Europën Lindore, jo veëm për nga madhësia, por edhe për faktin se brenda saj nuk ka mbetje kafshësh të tjera. Brenda është djegur edhe leshi i mamuthëve, përveç kockave, ndërkohë që shkencëtarët janë disi të befasuar nga numëri i kafshëve të përdorura për ndërtimin e strukturës.
Një arsye pse është zgjedhur ku vend, Kostenki, për ndërtimin mendohet të jetë edhe prezenca e një burimi ujor aktiv gjatë gjithë vitit në atë kohë që i jepte rëndësi jetike rajonit dhe mund të tubonte njerëz.
Kjo është një histori e vërtetë e mbijetesës përballë vështirëve
shprehet shkencëtari britanik, Alexander Pryor.
Add new comment