Testimi masiv jep efekt në Vo të Italisë. Raportohen zero raste të reja me CoVid19
Testimi masiv duket se është një strategji më efikase në përballimin e pandemisë.
Mediat raportojnë se në Vo, një qytet afër Venecias, ka eksperimentuar testimin etë gjithë banorëve që janë 3 300 dhe ka izoluar rreptësisht ata që kanë rezultuar pozitiv.
Ndonëse pjesë e valës së goditjes pandemike në Itali, Vo aktualisht ka zero raportime të reja, pikërisht për këtë shkak.
Testimi ishte jetik, shpëtoi shumë jetë
citohet kryebashkiaku Giuliano Martini.
Testimi dhe ritestimi është përcaktues pasi kështu gjurmohen edhe ata që nuk janë simptomatikë me CoVid19. Deri më tani qeveria e z. Rama e ka refuzuar këtë mundësi që do të mbyllte shumë probleme që po happen edhe nga karantinimi që nuk është se funksionon në mënyrë rigoroze.
Comments
Po s'kane para ta bejne. Nuk
Po s'kane para ta bejne. Nuk eshte ceshtje strategjie.
Add new comment