testimi masiv
Mjeku imunolog: Testimi masiv, arma më e fortë në këtë stad të pandemisë
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, thotë se në fazën në të cilën ndodhet pandemia e koronavirusit, testimi masiv është mënyra më e mirë e frenimit të përhapjes së saj. Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në TvT, Sulçebeu tha se moshat e reja mund të mos shfaqin simptoma, por janë bartës të një virusi që dëmton të tjerë.
Në këtë pikë, mjeku imunolog thotë se testimi masiv mund të japë rezultate në luftën kundër virusit.
Testimi masiv jep efekt në Vo të Italisë. Raportohen zero raste të reja me CoVid19
Testimi masiv duket se është një strategji më efikase në përballimin e pandemisë.
Mediat raportojnë se në Vo, një qytet afër Venecias, ka eksperimentuar testimin etë gjithë banorëve që janë 3 300 dhe ka izoluar rreptësisht ata që kanë rezultuar pozitiv.
Ndonëse pjesë e valës së goditjes pandemike në Itali, Vo aktualisht ka zero raportime të reja, pikërisht për këtë shkak.
Testimi ishte jetik, shpëtoi shumë jetë