Shqipëria e Rilindur katandiset në alibi paniku. Kryeministri: Do kursejmë edhe kosin
Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në një lidhje televizive përmes së cilës ka folur për situatën e krijuar nga pandemia e tanishme e coronavirusit. Zoti Rama ka thënë se numrat në Shqipëri do të rriten, por sipas tij që duhet bërë çmos që të ruhet një rritje graduale dhe jo eksponenciale e cila do të vendoste sistemin shëndetësor përpara pamundësisë për trajtim. Kryeministri nuk ka pranuar të zbulojë diçka për paketën e ndihmës ekonomike.
Nuk jemi në situatën që deti të bëhet kos, por do të kursejmë edhe kosin që kemi
tha Rama.
Kështu Shqipëria e Rilindur merr fund edhe si term spekullativ e ardhur në pikën e gjunjëzimit zbulur dhe pa asnjë plan paraprak përgatitor. Zoti Rama është në krye të detyrës së vet që di ta bëjë mirë: të shpikë alibi.
Add new comment