Kryeministri: Biznesi i madh fitoi shumë nga Dividenti vitin e kaluar. Koha të sakrifikojnë

Postuar në 18 Mars, 2020 13:37

Kryeministri ka kërkuar nga biznesi i madh që të kontribuojë për atë që ai e quajti Luftë kundër pandemisë.

Duke folur për këtë çështje, z. Rama ka zgjedhur të kërcënojë hapur teksa ka thënë se në luftën e saponisur ka prioritete. Sipas tij biznesi i madh dhe biznesmenët kryesorë duhet të kujtojnë se vitin që lamë pas kanë marrë një shumë të madhe nga dividenti dhe duke thënë këtë ai ka kërkuar që këto shuma të mos shkojnë për makina dhe pushim por për të financuar luftën që po zhvillohet.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Cfare flet ky mor zoteri? Dividendi eshte fitimi qe ndahet midis mbajtesve te aksioneve te nje shoqerie aksionare dhe qe percaktohet nga ecuria e aksioneve ne bursen e vlerave. A ka burse Shqiperia? Nqs po atehere une terhiqem nga ky koment, por nqs nuk ka burse atehere ky gjithologu yne i bojatisur ia ka futur kot, sic ia fut zakonisht.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dividenti shperndahet mes ortakeve dhe aksionereve te shoqerise tregtare, pavaresisht nese aksionet jane te listuara apo jo ne burse. Vjet u miratua ligji i shumediskutuar me fuqi prapavepruese i tatimit 8% mbi dividentin e pashperndare nder vite, nga 15% qe eshte rregullisht. U shperndane qindra miliona euro divident te akumuluara nder vite. Per kete e ka fjalen ky.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nony, kjo qe thua zotrote nuk quhet dividend, mund te kete cfaredo emri tjeter, si: e ardhur, fitim etj. etj. por nqs kompania nuk eshte e listuar ne bursen e vlerave, nuk ka si te kete dividend. Nejse, edhe kjo si shume te tjera ne Shqiperi. gjithsesi flm per sqarimin.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nony, ja ku e ke edhe perkufizimin e dividend-it ne linkun:

https://www.investopedia.com/terms/d/dividend.asp

"Dividends are payments made by publicly-listed companies or funds as a reward to investors for putting their money into the venture. They can be paid as cash or in the form of stock."

Ketu kryefjala eshte "PUBLICLY-LISTED COMPANIES OR FUNDS"

Dhe me qe ra fjala i thone DIVIDEND dhe jo DIVIDENT. Shenet Nony, nuk e perjashtoj qe ne Shqiperi DividenTi te jete noi vere e vjeter akoma ne fuci qe e myllin neper shishe dhe e pine naten e vitit te ri.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po flasim per ne Shqiperi. Hidhini nje sy ligjit Nr.9901,datë 14.4.2008“Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” (i ndryshuar).

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tamam ate thashe edhe une, ne Shqiperi, Dividendi sipas ligjit qe permendni juve mund te jete cdo gje qe i do menderja ligjvenesit. Puna eshte se nderkombetarisht, Dividendi eshte gje tjeter. Nejse, ne ne Shqiperi shpesh i kemi thene derrit daje, ose kemi ngrene sapunin per djathe, e zotrote mund te shtosh edhe ndonje gje tjeter.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.