Franca mbyll shkollat dhe universitetet. Ende jo kufijtë
Franca i bashkohet vendeve që po i nënshtrohen rregullit të pandemisë globale të koronavirusit. Në një dalje për mediat, presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se që nga dita e hënë shkollat dhe universitetet do të mbyllen në mbarë vendin.
Ky virus nuk ka një pasaportë. Ne do të marrim padyshim masa për të mbyllur kufijtë, por vetëm kur kjo të jetë e nevojshme…Ne i kemi ndërtuar liritë tona në nivel europian
tha Macron.
Ai ka shtuar se transporti publik nuk do të mbyllet ende, ndërkohë që ka lënë të kuptohet se masat do të jenë të shkallëzuara në raport me rëndimin e situatës. Në Francë deri më tani janë infektuar 2 800 njerëz dhe kanë vdekur 61.
Add new comment