Henneguya salminicola, organizmi i parë shumëqelizor që nuk përdor oksigjenin
Shkencëtarët izraelitë të universitetit të TelAvivit kanë zbuluar një organizëm shumëqelizor që jeton pa nevojën e oksigjenit. Henneguya salminicola është një parazit me 10 qeliza që jeton në indet e salmonit dhe nuk ka nevojë për oksigjenin për të prodhuar energji.Paraziti nuk e ka dispozitën genetike për këtë process, nuk ka mitokondrinë në qeliza.
Zbulimi ynë tregon se evolucioni mund të shkojë në drejtime të çuditshme. Frymëmarrja është një burim kryesor i energjisë dhe megjithatë ne gjetëm një kafshë që hoqi dorë nga ky shteg kritik
shprehet një ndër autorët.
Në mikroorganizma njëqelizorë është vënë re aftësia për të mbijetuar pa oksigjen e që marrin energji nga procesi i fermentimit duke përdorur molekula të tjera si mërkuri apo hekuri. Por kjo është hera e parë që konstatohet se organizma shumëqelizorë kanë këtë aftësi. Shkencëtarët nuk e kanë ende të qartë sesi e gjeneron energjinë Henneguya salminicola
Add new comment