Përgjimet zbulojnë lidhjet e fshehta të qeverisë së Erdoganit me Vëllazërinë Myslimane në Egjipt
Në vitin 2013, qeveria e Erdoganit (në atë kohë kryeministër), u zhgënjye nga Vëllazëria Myslimane kur protestat humbën forcën e tyre pas rrëzimit të Mohamed Morsit në Egjipt. Kjo është ajo çka del nga disa dokumente sekrete. Sipas një përgjimi të klasifikuar, në të cilin dëgjohet biseda private e ndihmësit të Erdoganit, Ibrahim Kalin, dhe biznesmenit proqeveritar, Abdullah Tivnikli, Kalın ankohet për faktin se protestat e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt po e humbnin fuqinë. Kalın ishte zv.sekretar i zyrës së kryeministrit dhe këshilltar kryesor i politikës së jashtme të Erdoganit në atë kohë. Ai aktualisht punon në Presidencën turke si zëdhënës dhe këshilltar special.
"Mitingjet e fundit të Vëllazërisë kanë humbur vrullin", i thotë ai Tivniklit, i cili e pyet se si po shkonin gjërat në Egjipt dhe me Vëllazërinë Myslimane. "Nuk jam shumë i sigurt për atë sesa kohë ata mund t’i mbajnë të ndezura këto protesta", shton Kalın. Tivnikli, një aleat prej shumë kohësh i Erdoganit, që drejtoi një kompani të quajtur “Eksim Investment Holding” derisa vdiq në nëntor 2018, dukej i shqetësuar se Hamasi mund të ishte viktima tjetër pas Vëllazërisë në Egjipt. "Sigurisht, ata [SHBA dhe aleatët e saj evropianë dhe të Gjirit] po e dobësojnë pak Hamasin tani", përgjigjet Kalın.
Përgjimi u autorizua nga një gjykatë në Stamboll më 29 gusht 2013, pasi prokurorët turq kishin hetuar dhjetëra njerëz, përfshirë zyrtarë qeveritarë, për akuzën e krijimit të një organizate të krimit të organizuar. Biseda e regjistruar është bërë më 1 shtator 2013 dhe u përfshi në dosjen e çështjes penale kundër Kalın, Tivnikli dhe shumë të tjerë.
Në bisedën telefonike, Kalıni gjithashtu parashikonte që gjërat do të përkeqësoheshin nëse disa fraksione të Hamasit do të përdornin armët dhe e siguron Tivniklin se qeveria po përpiqej të zgjidhte bllokimin (midis ushtrisë dhe Vëllazërisë) në Egjipt. I pyetur nëse Turqia kishte humbur ndikimin e saj në Egjipt, këshilltari i Erdoganit thotë në përgjim se ata ende kishin pushtet mbi Vëllazërinë Myslimane, e cila po refuzonte të bashkëpunonte me amerikanët ose evropianët për të gjetur një zgjidhje për bllokimin. Tivnikli sugjeroi që çështja të menaxhohej nën maskën e mbrojtjes së demokracisë në Egjipt dhe jo të mbështetej hapur Vëllazëria Myslimane. Kalin thotë që kishte çështje më të thella në lojë në Egjipt dhe nuk donte të fliste për to në telefon.
Të dy, Tivnikli dhe Kalın, ishin të dyshuar për përfshirjen në një rrjet krimi të organizuar që kishte kryer mashtrime, falsifikime dhe abuzim me pushtetin përmes kontratave të qeverisë, tenderave dhe shitjeve të pronave publike. Kalin po vepronte si lobist i paligjshëm për Tivnikli në kryeqytetin turk, duke zgjidhur problemet në marrëveshjet e energjisë që kishte biznesmeni në fjalë. Në këmbim, Tivnikli mbuloi shpenzimet e arsimimit të vajzës së Kalinit. Hetimi u bë publik në 25 dhjetor 2013, por Erdogani ndërhyri para se të shkonte në gjykatë.
Në total 41 persona, përfshirë djalin e Erdoganit, Bilal dhe biznesmenët sauditë Yasin al-Qadi, Mustafa Latif Topbaş, Cengiz Aktürk, Osama Qutb, Muaz Kadıoğlu, Orhan Kemal Kalyoncu, Omer Faruk Kalyoncu, Avni Çelik dhe İbrahim Çeçen, janë të dyshuar në rastin më të madh të korrupsionit.
Nordicmonitor.com
Comments
marko2020@gmail.com
Artikull interesant. pervec disa detajeve te pa konfirmuara nuk ka ndonje te re te madhe. Agje e re dhe te fshehte nuk ka ne perkrahjen qe Erdogan i ka bere Vellazerise Muslimane ne Egjipt. Pas rrezimit me grusht shteti te presidentit te pare te zgjedhur ne menyre demokratike ne Egjipt, Erdogan u vu ne krye te demaskimit te qeverise ushtarake te El Sisit. Po ashtu pas vdekjes se dyshimte ne sallen e gjyqit te Morsit, Erdogan ishte i pari qe hodhi hijet e dyshimit.
Artikullshkruesi eshte gazetar i vjeter i TodayZaman, zedheneses kryesore te levizjes Fetullah Gylen deri ne diten e mbylljes se qeveria turke pas grushtit te deshtuar te shtetit ne 2016. I njohur per bindjet e tija pro Gylen dhe anti Erdogan. Gazeta e ku z. Bozkurt ishte drejtues i seksionit te Ankarase e kishte metode standart pergjimin dhe perdorimin e tij per shantazhe. Hetimi per te cilin flet z. Bozkurt ne 2013 u autorizua nga gjykates te te njejtes organizate (e cila sot ne turqi klasifikohet terroriste). Po ashtu pergjimet per z, Kalin, (sot keshilltar special dhe zedhenes i presidentit Erdogan) ne lidhje me vajzen e tij jane autorizuar dhe ndjekur po nga keto gjykates, anetare te organizates hije, dhe ndjekur nga ato police e hetues anetare te kesaj organizate. Jane te njohura tashme marredheniet mes Erdogan dhe Fetullah Gylen. Pavaresisht metodave te ashpra te reagimit te qeverise turke ndaj ndjekesve te Gylen, organizata nuk ka hequr dore, qofte brenda Turqise fshehtas apo hapur nga jashte (si ne rastin e z. Bozkurt i cili ndodhet ne suedi me status te mbrojtur ) nga metodat e saja te raportimit ne shtyp.
Pavaresisht se ne bindjen time nje gazetar, pjestar i nje gazete te madhe, apo pas nje karriere 20 vjecare sic e ka z. Bozkurt, ka te drejten e vete te thote krejtesisht i lire cfare mendon, qofte edhe duke perdorur metoda jo shume etike per te vertetuar theniet e tij, mendoj se per publikun shqiptar nuk ka ndonje interes.
Turqia
Ne ate kohe u quajt pranvera myslimane. Prandaj Turqia nuk mund te anetaresohet dot ne NATO. Turqia e ka shume te veshtire me Erdogan nje vend ne Europe.
Add new comment