Kryeministri njofton Amnisti të Përgjithshme për të ardhurat e padeklaruara
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në Kongresin e Partisë Socialiste se do të lançojë një amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët jashtë dhe brenda vendit që sipas tij kanë punuar në punë informale por që kanë të ardhura informale që janë produkt i punës.
Të ngrihet kush të dojë kjo do të bëhet
tha Rama.
Ai ka deklaruar se përjashtim nga kjo amnisti bën politika dhe gjyqtarët, produktet e krimit dhe terrorizmit.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të thotë ligji i ri, por kjo nismë pritet të provokojë debate të shumta. Si do të provohet burimi i të ardhurave, ndërkohë që do të kërkohet edhe pasuria e fituar jashtë vendit.
Add new comment