Gjymtimi seksual, si po i dëmton femrat dhe ekonomitë

Postuar në 12 Shkurt, 2020 13:11

Prerja dhe modifikimi i organit gjenital femëror, (një traditë e ngjashme me synetllikun te djemtë, por e panevojshme për vajzat) shkakton një kosto të mjerueshme ekonomike, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

“Prerja ose modifikimi i organit gjinital femëror, nuk është vetëm një abuzim katastrofik i të drejtave të njeriut që dëmton ndjeshëm shëndetin fizik dhe mendor të miliona vajzave dhe grave; ky problem sjell gjithashtu probleme serioze në ekonominë e një vendi”, tha Dr Ian Askew, drejtor i Departamentit të OBSH-së për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues. “Duhet më shumë punë dhe investim për t’u dhënë fund vuajtjeve që shkakton prerja e organeve gjenitale te femrat.”

Modelimi i ri i organit gjenital zbulon se kostot totale të trajtimit të ndikimeve shëndetësore të dëmtimit të organeve gjenitale do të arrijnë në 1.4 miliardë dollarë globalisht në vit, nëse adresohen të gjitha nevojat mjekësore që rezultojnë. Për vendet e veçanta, këto kosto do të afroheshin në 10% të gjithë shpenzimeve të tyre vjetore për shëndetësi mesatarisht; në disa vende, kjo shifër rritet deri në 30%.

Këto të dhëna u lançuan në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës Zero për prerjen e organeve gjenitale tek femrat.

Ndikim i madh shëndetësor, fizik dhe mendor për vajzat dhe gratë

Gratë dhe vajzat të cilave u është prerë ose modeluar organi gjenital (FGM) në moshë të vogël, përballen me rreziqe serioze për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Këto përfshijnë pasoja të menjëhershme pas ndërhyrjes, të tilla si infeksione, gjakderdhje ose trauma psikologjike, si dhe gjendje kronike shëndetësore që mund të ndodhin gjatë gjithë jetës.

Gratë që i janë nënshtruar procedurës ka më shumë të ngjarë të përjetojnë komplikime të rrezikshme për jetën gjatë lindjes së fëmijëve. Ato mund të përballen me çrregullime të shëndetit mendor ose të vuajnë nga infeksione kronike. Ata gjithashtu mund të kenë dhimbje ose probleme kur kanë menstruacionet, urinojnë ose kryejnë marrëdhënie seksuale.

Të gjitha këto pasoja kërkojnë kujdes shumë të nevojshëm mjekësor.

“Kostot e larta të kujdesit shëndetësor për vendet rriten për shkak të ndikimeve tragjike personale te gratë dhe vajzat. Qeveritë kanë një përgjegjësi morale për të ndihmuar në përfundimin e kësaj praktike të dëmshme," thotë Dr. Prosper Tumusiime, ushtruesi i Detyrës së Drejtorit për Mbulimin Shëndetësor Universal dhe Kursin e Jetës në Zyrën Rajonale Afrikane të OBSH. "FGM (Prerja e organit gjenital) dëmton vajzat, imponon rreziqe për jetën gjatë gjithë jetës së femrës, dhe sforcon sistemet e kujdesit shëndetësor që duhet t'i trajtojnë pasoja që shkakton FGM."

Parandalimi i FGM sjell përfitime të mëdha për gratë dhe ekonominë

Duke përdorur të dhëna nga 27 vende me prevalencë të lartë, llogaritësi i kostos tregon përfitime të qarta ekonomike nga ndalimi i FGM, një traditë e cila sipas ekspertëve nuk është aspak i nevojshëm në jetën e një femre. Nëse do të ndërpritet menjëherë si praktikë, kursimet e lidhura në kostot e shëndetit do të ishin më shumë se 60% deri në vitin 2050.

Në të kundërt, nëse nuk ndërmerret asnjë veprim, vlerësohet se këto kosto do të rriten me 50% për të njëjtën periudhë, pasi popullsitë rriten dhe sa më shumë vajza i nënshtrohen procedurës, aq më e lartë do jetë kostoje.

Që nga viti 1997, janë bërë përpjekje të mëdha për t'i dhënë fund FGM, përmes punës brenda komuniteteve, hulumtimit dhe ndryshimeve në legjislacion dhe politikë. 26 vende në Afrikë dhe Lindjen e Mesme tani vendosin në mënyrë të qartë ligjin kundër FGM, si dhe 33 vende të tjera me popullsi migrante nga vendet që praktikojnë FGM.

OBSH po punon gjithashtu me vendet për të rritur ndërgjegjësimin për ndikimet e dëmshme të praktikës në mesin e punonjësve të tyre shëndetësorë dhe për t'i përfshirë ata në përpjekjet për parandalim.

"Shumë vende dhe komunitete tregojnë se braktisja e gjymtimit të organeve gjenitale është e mundur",  thotë Dr. Christina Pallitto, shkencëtare në OBSH. "Nëse vendet investojnë për t'i dhënë fund gjymtimit të organeve gjenitale të grave, ato mund t'i parandalojnë vajzat e tyre të kalojnë këtë praktikë të dëmshme dhe të promovojnë shëndetin, të drejtat dhe mirëqenien e grave dhe vajzave."

Gjymtimi i organeve gjenitale femërore njihet ndërkombëtarisht si një shkelje e të drejtave të njeriut. FGM nuk ka përfitime mjekësore dhe shkakton vetëm dëm. Pozicioni i OBSH është se FGM nuk duhet të kryhet kurrë.

Rreth FGM

FGM (Prerja ose gjymtimi i organit gjenital te femrat) përfshin procedurat që qëllimisht ndryshojnë ose shkaktojnë lëndime në organet gjenitale të grave për arsye jo mjekësore. Më shumë se 200 milion vajza dhe gra sot vlerësohet se i janë nënshtruar praktikës në 30 vende të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë ku është përqendruar FGM.

FGM kryesisht kryhet tek vajzat e reja nga bebe deri në moshën 15 vjeç. Pasoja e FGM dëmtojnë jo vetëm femrat në aspektin psikologjik dhe shëndetësor, por ndikojnë edhe në ekonominë e një vendi pasi kërkojnë kurim të vazhdueshëm.

27 vendet që e praktikojnë më shumë FGM përfshijnë Burkina Fason, Republikën e Afrikës Qendrore, Bregun e Fildishtë e, Kamerunin, Xhiibutin, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Ganën, Guinenë, Gambian, Guinea-Bissaun, Irakun, Kenian, Malin, Mauritaninë, Nigerin,  Sudanin, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Togon, Republikën e Bashkuar të Tanzanisë, Jemenin. 

/OBSH/TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.