Plani Schauble-Varoufakis/80 miliardë euro që Greqia të linte BE-në
Ish-ministri grek i Mbrojtjes në qeverinë e Alexis Tsipras, Panos Kammenos ka deklaruar në një intervistë të dhënë së fundmi për televizionin ANT1 se mes Gjermanisë dhe Greqisë pati një akord për daljen e kësaj të fundit nga Bashkimi Europian.
Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schauble
ka thënë Kammenos.
Sipas tij ishin amerikanët dhe francezët që shpëtuan Greqinë nga Grexit dhe lëvizjet e ish-ministrit të Financave dhe homologut të tij gjerman. Sipas Kammenos ishte ky moment që përcaktoi kalimin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Mirëpo këto pretendime janë hedhur poshtë nga Varoufakis që e ka quajtur ish-ministrin e Mbrojtjes një shpifës profesionist.
Add new comment