Trupat amerikane nisin tërheqjen nga Iraku

Postuar në 10 Shkurt, 2020 16:34

Burime të ndryshme mediatike raportojnë se SHBA ka nisur tërheqjen e trupave nga Iraku. Mediat citojnë deputetin iraken, Ali al-Ghanimi sipas të cilit trupat amerikane do të lënë 15 bazat e tyre në Irak. Al-Ghanimi ka sqaruar se trupat amerikane do të kufizohen në vetëm dy baza, njëra pranë qytetit Erbil në veri dhe tjetra në Anbar që ndodhet rreth 180 km në perëndim të Bagdadit.

Deputeti iraken ka deklaruar për Al Arabyia se SHBA po tenton të pozicionohet në këto dy baza, por në fakt nuk ka bazë ligjore për një gjë të tillë, pasi Parlamenti iraken ka kërkuar tërheqjen e plotë.

Lëvizja në fjalë duket se i jep kredite Iranit, një vend që thuhet se kontrollon jetën politike të Irakut. Vendimi për largimin e trupave amerikane erdhi pak ditë pas vrasjes nga SHBA të kreut të forcave kuds për veprimtaritë jashtë Iranit, gjeneralit Qasem Soleimani.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ne gjuhen e popullit kjo quhet: dalin nga dera e hyjne naten nga penxherja! Dy dekada ne ate zone dhe nuk zgjidhen as problemin kurd, as demokracine e premtuar nuk ua "dhane"! Forcuan vetem radikalet fetare sunite e shite, forcuan dhe poziten ruse ne rajon, i dhane me shume kredibilitet sistemit te mullaheve iraniane, afruan Kinen me tej me kete zone dhe me Afriken, shtuan pasigurine dhe inatin ndaj Amerikes! Politike e bukur besa!

Submitted by Naimi (not verified) on

Nuk ka ndonje problem kurd qe ehste shtruar per zgjidhje apo per te cilin SHBA eshte zotuar ndonjehere te zgjidhin. ShBA ishte dhe eshte ne Lindjen e mesme per te mbrojtur interesat strategjike amerikane, ku ben pjese si perballja me Isis apo mbajtja nen kontroll i Iranit. SHBA me gjithe premtimet e Trump, e ka krejt te pamundur te shkeputet nga Lindja e Mesme pa demtuar seriozisht interesat e veta apo te aleateve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.