Nga kursi i plepave te liçenca e ambasadave

Postuar në 07 Shkurt, 2020 16:47

Kjo foto tregon më mirë se çfarëdo tjetër se çfarë lloj drejtësie po krijon Shqipëria. Ndikimi i vendeve të mëdha është një proces i shumëanshëm dhe i natyrshëm për vende të vogla si yni, por kjo foto, ku një diplomate, e cila është asgjë më shumë sesa një e dërguar e një kryetari shteti pranë kryetarit të një shteti tjetër, provon se pas 108 vjetësh shtet, Shqipëria është një hibrid kolonie dhe protektorati në destabilizim të kontrolluar.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në qendër të një takimi me Kolegjin e Lartë Gjyqësor ku sipas njoftimit të ambasadës:

…i përgëzoi anëtarët e KLGJ-së për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave. Ajo theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike

Cilat institucione të forta demokratike mund të krijohen në kushte të tilla? Kjo është një situatë që dikush mund ta krahasojë me Japoninë dhe Gjermaninë e pas lufte, por eksperimenti demokratik në këto vende u kurorëzua me sukses për shkak të vullnetit të vetë atyre, pastaj ndihmës së SHBA.

Se cila lloj demokracie na përshfaqet këtu mund ta shohim së paku në dy raste ndërhyrjes direkte të ambasaorëve amerikanë.

Së pari për Bankers Petroleum dhe tani së fundmi për çështjen e Duty Free Shop në Rinas. Në rastin e parë ndërhyrja e SHBA ishte për një kompani që për autoritetet shqiptare preuspozohet se është evadore taksash, në rastin e dytë kemi të bëjmë me një marrëdhënie juridike për të cilën nuk është e qartë sesi zonja Kim ndërhyn hapur.

Duhet të jemi të gjithë të trembur nga kjo paradë garancish që përcjellin foto të këtilla, sepse herët apo vonë do ta shohim veten të dorëzuar në rrugën e vetëgjyqësisë teksa dëgjojmë premtimet për burgosjen e Ilirit dhe Saliut.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Keshtu eshte kur je i varur financiarisht nga te tjeret! Pa dinjitet! E aq me teper tek arrogante te tille anglo-saksone, qe e mbajne veten si ajka e botes!

Submitted by t (not verified) on

Iliri dhe saliu jane si puna e ujkut,kurse çakalli rama po ben kerdine e sterkerdine

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.