Menstruacionet e pushtetit

Postuar në 25 Janar, 2020 15:58

Sot njoftohet se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë qenë së bashku në përurimin e rikonstruksionit të shkollës “Ymer Lala" në Surrel ku banon kreu I qeverisë. Në fjalën e tij kryeministri lavdëroi z. Veliaj teksa tha: 

Më vjen shumë mirë që sot ka përfunduar ky projekt sepse shkolla ka qenë vërtet në një gjendje të keqe. Drejtori po më thoshte se nuk është investuar që nga viti 1969. E rëndësishme është që gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi, si kudo ku vë dorë Lali Eri, dhe përpiqet që jo vetëm për t’u krijojë kushte optimale atyre që vijnë në shkollë, por edhe për t’u dhënë shpresë dhe optimizëm atyre që presin që t’ju vijë radha, sepse gjërat bëhen me radhë dhe përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë

Përurimi vjen pak pasi në Tiranë një seri shkollash të rikonstruktuara së fundmi u dëmtuan nga tërmeti dhe ngjan si një formë rehabilitimi e Veliajt. Jo vetëm kaq. Shoë i kryeministrit që sot e vendos kryebashkiakun në tabelë nderi ndryshon nga ai para disa javëve kur teksa vizitonte të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntori, z. Rama nuk ja kursente poshtërimin publik Veliajt të cili njëherë i thoshte të lyente personalisht me bojë muret e njëherë tjetër të rregullonte një kanal. 
Ka diçka racionale në këtë lloj sjelljeje që të kujton ato mesazhet e koduara të forografive të Byrosë Politike? Edhe po, edhe jo. Po, sepse ne nuk e dimë se çfarë intrigash luhen dhe në këtë kuptim poshtërimi ndoshta është një shfaqje e nevojshme force. Edhe jo, sepse disa sjellje bëhen edhe mbi bazë perceptimi apo paranoje. Ky është tipar i pushtetit që vepron në territor ekstraligjor dhe në kooptim të vazhdueshëm të klientelave. 
Më mirë këtë amniguitet e shpjegon çrregullimi hormonal si metaforë, cikli menstrual është ilustrim më i kapshëm, pa dashur të jemi invadentë ndaj botës femërore. Ndaj pa u shtyrë më tej në shpjegimin e qëndrimeve si politikanë, le të mjaftohemi me bipolaritetin e artistit si manual dhe argëtim për këtë që shohim e dëgjojmë. Fundja si për mirë dhe si për keq, pushteti i sotshëm vepron për dhe në emër të llogarive të veta, jo tonat si qytetarë. 

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.