Negociatat/Njerëzit në Ballkan po lexojnë nuancat e mesazheve të BE-së
Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për t’i hapur derën e negociatave Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Është e nevojshme që të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të përmirësuar politikën e zgjerimit dhe të përgatisim samitin BE-Ballkan Perëndimore në muajin maj. Ne shpesh bazohemi në strategji komunikimi, por mesa duket harrojmë se njerëzit në Ballkanin Perëndimor po lexojnë nuancat e sinjaleve që ne dërgojmë
citon agjencia Tass, ministrin sllovak.
Vetoja franceze dhe ajo e Hollandës në samitin e tetorit ka aktivizuar një lobim të fortë pro hapjes së negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Sot kancelarja Angela Merkel ka deklaruar gatishmërinë dhe nevojën për hapjen e negociatave me BE-në për të dyja vendet e Ballkanit duke mbetur praktikisht ky proces një problem francez dhe holandez sesa europian.
Add new comment