Iran-Perëndim, kush gënjen më shumë?
Ky është një fragment i shkëputur nga një dokumentar i vitit 2009 i BBC-së për marrëdhëniet e Perëndimit me Iranin. Kjo është pjesa e dytë e dokumentarit që flet për periudhën pas Revolucionit Islamik deri në luftën e Irakut.
Fragmenti shpjegon rolin e Iranit në Lindjen e Mesme dhe sidomos në krizën libaneze. Më tej akoma, aty del roli i tij në zhvillimet politike dhe elektorale të një vendi si Franca demokratike, presidenti i së cilës, Miterrand, pësoi thuajse të njëjtin fat si kolegu i tij amerikan, Carter. Në një përpjekje për të zgjidhur krizën e pengjeve që shpjegohet në materialin video, autoritetet franceze kontaktojnë me iranianët. Por pazari u prish nga opozita franceze që shty në kohë lirimin.
Ky episod ka rëndësi sepse ndihmon për lexim më të mirë të të ashtuquajturave kriza parimore mes të mirës dhe të keqes që i shërbehen sot botës në formën e një skenari kinematografik. Dhe ndoshta ky episod mund të ndihmojë për ta lexuar edhe më ftohtë vrasjen e gjeneralit Soleimani që u analizua se do të sillte Luftë, por që “çuditërisht” solli krejt tjetër gjë.
Add new comment