Strehimi i opozitës iraniane në Shqipëri nuk është çështje humanitare
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi dje se strehimi i opozitës iraniane në vendin tonë është një çështje humanitare. Ndonëse siguria për këtë komunitet është në nivelin më të lartë, ndonëse asgjë nuk dihet se çfarë ndodh në kampin e Manzës, z. Rama e quan atë çështje humanitare. Është e qartë se kjo nuk është e vërtetë. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo shprehet në një intervistë për TvT se në të vërtetë kemi të bëjmë me një problem të mprehtë gjeostrategjik.
Jemi në qendër të vëmendjes së Iranit për sa kohë që opozita iraniane është në Shqipëri. Ata ndodhen prej disa vitesh këtu dhe ky është një detyrim që ka marrë Shqipëria në raport me aleatin e vet, partnerin e vet strategjik, SHBA.
Mund të thuhet zyrtarisht se strehimi i opozitës iraniane është një çështje humanitare, por faktikisht ky është një problem i mprehtë gjeostrategjik, sepse këtu janë vendosur mijëra njerëz që janë opozita reale e regjimit iranian, që u hoqën nga Iraku për shkak se ishin objekt i drejtpërdrejtë dhe i afërt i Iranit
ka thënë Milo.
Deri më sot nuk ka asnjë akt publik të shtetit shqiptar që të zbardhë statusin e opozitës iraniane në territorin tonë.
Add new comment