Irani: Hakmarrja jonë mbi objektiva ushtarake. SHBA të mos e vazhdojë më tej ciklin e luftës

Postuar në 05 Janar, 2020 16:14

Teherani zyrtar deklaron se do të hakmerret për vrasjen e kreut të forcave special Quds, gjeneralit Qasem Soleimani, por ka saktësuar se objektivat e goditjes do të jenë ushtarake. Në një intervistë për CNN, këshilltari ushtarak i Ajatollah Khamenei, gjenerali Hossein Dehqan, tha se kundërpërgjigja është imponuar nga SHBA.

Më lejoni t’ju them diçka: lidershipi ynë ka njoftuar zyrtarisht se ne kurrë nuk kemi kërkuar luftën dhe ne nuk do të kërkojmë luftën. Ishte Amerika që nisi luftën. Ndaj ata duhet të pranojnë reagimet proporcionale ndaj veprimeve të veta. E vetmja gjë që mund ta mbyllë këtë periudhë lufte është që amerikanët të marrin një goditje ekuivalente me atë që kanë dhënë. Më pas ata nuk duhet të kërkojnë një cikël të ri

tha Dehqan.

Komentet e tij janë përcjellë ndërkohë që presidenti amerikan ka paralajmëruar që Irani të mos hakmerret pasi ai ka përcaktuar 52 objektiva iranianë për t’u goditur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.