Oferta turke për banesat në Laç nuk është falas. Gulenisti i parë deportohet me asistencën e shërbimit sekret turk

Postuar në 02 Janar, 2020 17:04

Ekstradimi i shtetasit turk Harun Çelik drejt Turqisë është realizuar me përfshirjne e shërbimit sektret turk. Kështu raporton Anadolu Agency e cila përcjell edhe një material video me këtë rast nga Rinasi. Policia e Shtetit e Shqipërisë i ka thënë Agjencisë në fjalë se Çelik është kapur në Rinas me dokumente false, por është esktraduar pasi ka kryer dënimin e vet.

Agjencia e përshkruan Çelik si person që ëhstë pjesë e organizatës FETO, e cila në Turqi është shpallur si organizatë terroriste. Pra eventualisht dënimi për personin mund të jetë maksimal dhe nuk dihet nëse ai ka dhënë pëlqimin për këtë ekstradim. Mbetet shumë e dyshimtë procedura e ndjekur në këtë rast sidomos kur merr parasysh se në Shqipëri me leje qëndrimi janë edhe muxhahedinë e organizatës MEK nga Irani, vend me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike të nivelit më të lartë të përfaqësimit.

Standardi i aplikimit të ligjeve është qartazi I dyfishtë dhe kjo nuk mund të kalojë pa u vënë re për një vend karagjoz si ky yni. Në çdo rast situata e krijuar ka shpjegimin e vet objektiv: oferta bujare turke për ndërtimin e 500 banesave në Laç ka patjetër dispozitat rezervë të vetat. Se badihava nuk ndihmon njeri në këtë dynja.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Erdogani e ka marre pagesen e 500 banesave! Ne Lacin katolik do ngreje xhamine e tij te zemres! Per te kthyerin "gylenist" Rama do kete marre garanci nga vllau i tij Erdogani, qe do marri nje denim te lehte! Gje qe do ta vertetoje koha! Por kjo puna e dokumentave fallco duhej sqaruar nga gazetaret dhe jo te lihej keshtu! Mirpo, nga qindra gazetare qe ka Shqiperia, kerrkush nuk interesohet me tej!!!

Submitted by Aqif (not verified) on

Per ju me irendesishem qenka nje turk se ss 500 shtepi per te pastrehet.
Me cudit fakti se ju si faqe internetike anoni nga greket dhe ne shume raste mbroni turqit gulenist. O me Turqit ose me greket. Te mos harroni se si me Gulenistet, republikanet, komunistet (Qipro 1974, B Ecevit),populloret apo te tanishmit, shteti turk nuk ndryshon politiken e jashtme.

Submitted by redaksia on

Nuk anojme ne nga asnje ane. Por kjo menyre te menduari eshte ngulitur ketu dhe nuk e lufton dot kollaj. 

Nuk ka rendesi gulenisti apo erdoganisti sepse kjo eshte teme qe intereson vetem si vije dallimi kuptimor per efekt te shkrimeve qe kane te bejne me Turqine. Jo si rreshtim ideor.

Ketu ceshtja eshte te shteti shqiptar qe sillet ne kete menyre dhe deshmon se eshte cirak i te tjereve

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.