Arben Malaj: Taulant Balla më kërkoi të mos kritikoj Lali Erin. Gjoba e Becchettit për tre sms të Ramës dhe Veliajt
Anëtari i shkarkuar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj ka deklaruar sot në emisionin “Opinion” se ai është shkarkuar për inate personale të kryeministrit. Malaj ka deklaruar se i është kërkuar me sms nga Tualant Balla që të mos kritikojë Lali Erin.
Malaj ka këmbëngulur më tej kur ka thënë se edhe gjoba 110 milionë euro që do t’i faturohet Shqipërisë për shkak të gjyqit të biznesmenit Becchetti vjen për shkak të disa sms-ve që sipas tij Erjon Veliaj i ka nisur Becchettit duke e kërcënuar.
I kam sms-të, mos u merr me mua, me dasmën time
citoi Malaj.
Ai ka shtuar më tej se një arsye tjetër për shkarkimin e tij është edhe vota në Bord ku implikohen interesa të caktuara private. Ish-ministri i Financave ka deklaruar edhe se i kanë refuzuar anëtarësimin në PS pas aplikimit online.
Comments
Lali Eri eshte regjistruar
Lali Eri eshte regjistruar edhe si mik i Erdo-turtullit te Ankarase, ndaj ka shance te ece perpara djali. Ndersa Malaj ka treguar ca si teper individualitet, ndaj eshte lene he per he ne stol te rezervave. Ndoshta eshte koha qe po e pregatisin per opozitar!
Add new comment