Drejtësia e pareformuar pakistaneze dënon me vdekje ish-presidentin Musharaf

Postuar në 17 Dhjetor, 2019 12:59

Ish-kreu i Pakistanit, Pervez Musharaf, që erdhi në pushtet në vitin 1999 përmes grushtit të shtetit, është dënuar nga një gjykatë e vendit me vdekje. Gjykata ka konstatuar se Musharaf ka shkelur nenin 6 të Kushtetutës, kosntatim që siç thuhet ka ardhur duke shqyrtuar dëshmitë, argumentet dhe faktet. Vetëm një prej gjqytarëve ka votuar kundër dënimit me vdekje nga tre anëtarë që ka trupi gjykues.

Akuzat kanë të bëjnë me shpalljen prej të gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2007, në kohën që opozita në vend kishte nisur të forconte kundërshtitë. Gjendja në fjalë, e cila pezullontë gjitha të drejtat civile zgjati deri në shkurt të vitit 2008, kur për shkak të protestave aid ha dorëheqje. Musharaf e portretizoi veten si një aleat i amerikanëve në luftën kundër Al Qaeada-s, ndërkohë që aktualisht ai është i shtruar në një spital në Dubai. Vendimi me vdekje u mor nga Gjykata Supreme e Pakistanit në Islamabad.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.