SHBA njeh genocidin armen. Erdogan: Ka një genocid real, ai ndaj indianëve të Amerikës

Postuar në 16 Dhjetor, 2019 17:29

Miratimi nga Senati amerikan i një rezolute përmes së cilës SHBA njeh genocidin armen, ka provokuar tensione të reja, të përsëritura me Turqinë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan citohet nga mediat turke të jetë shprehur se kjo lëvizje e Ëashingtonit do të ketë kundërpërgjigje. Një ndër masat që Erdogan ka paralajëmruar është mbyllja e bazës bërthamore të Incirlikut dhe të Kureçikut që është bazë radarësh.

Nëse është e nevojshme ne mund të mbyllim bazën e Incirlikut dhe të Kurecikut…Është shumë e rëndësishme për të dyja palët që SHBA të mos ndërmarrë hapa të pakththyeshëm për marrëdhëniet tona

citohet presidenti i Turqisë.

Ai ia ka faturuar vendimin e fundit polarizimit të situatës politike në SHBA, duke shtuar ndërkohë se nga ana e vet Turqia, që i përmbahet një interpretimi i historik dhe politik të ndryshëm, ka me se të veprojë edhe në këët fushë. Ajo mund të njohë genocidin ndaj indianëve të Amerikës, vendasve të cilët u asgjësuan gjatë periudhës kolonizatore.

Më lejoni ta them hapur dhe qartë: a është e mundur të flitet për Amerikën pa përmendur indianët? Është një moment i turpshëm në historinë e SHBA-ve. Gjëra të ngjashme kanë ngjarë në Afrikë. A është e mundur të harrohen masakrat franceze në Ruanda dhe Algjeri? Ne kemi dokumente në arkivat tona. Ne do të zbulojmë se historia e Perëndimit është histori e racizmit dhe kolonializmit. Me këto masakra dhe genocide ata nuk mund të thonë asgjë për kombin tonë që ka një histori krenare si ne

tha Erdogan në një intervistë televizive.  

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Spastrimi i indianve ishte gjithashtu nje gjenocid, por i shperndare ne nje kohe mjaft te gjate, cfare gjenocidi i humbet vlerat e tij percaktuese, apo te pakten nuk bie shume ne sy. Pervec kesaj, indianve nuk iu mbyll kurre dera e perfshirjes ne jeten amerikane. Ndersa armenve iu mbyll kjo dere, permes teorise: nje popull-nje fe, te cilen zbatoi Turqia e fillim shekullit XX .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.