Ndahet nga jeta aktori Danny Aiello
Danny Aiello, një veteran i skenës dhe aktor i një numri të madh filmash që mbahet mend për rolet e tij në " Do the Right Thing" të Spike Lee, "The Rose of Purple of Cairo" të Woody Allen etj., vdiq në moshën 86-vjeçare.
Aiello, i cili u nominua për çmimet “Oscar” dhe “Golden Globe” për rolin e tij mbështetës si djalë i picës në filmin e Lee në vitin 1989, vdiq të enjten gjatë natës, tha agjentja e tij, Jennifer De Chiara, për Reuters.
Ai vdiq ndërsa trajtohej për një sëmundje të papritur në një qendër mjekësore në Nju-Xhersi.
Lindur në Nju-Jork më 6 qershor 1933, Aiello bëri punë të ndryshme, përfshirë edhe shofer autobusi, përpara se ai të hynte në aktrim në të 30-tat. Aiello bëri dhjetëra filma, duke përfshirë komedinë e Norman Jewison, 1987, "Moonstruck" me Cher, Nicholas Cage dhe Olympia Dukakis. Në vitin 1986, ai u shfaq me Madonna në një video të single-it të saj hit, "Papa Don't Preach".
Në vitin 2004, karriera e tij përfshiu dhe muzikën, kur publikoi single-in e tij të parë, "All of Me", si dhe një album të mbështetur nga një grup xhazi me tetë anëtarë. Në vitin 2015, aktori publikoi autobiografinë e tij "I Only Know Who I Am When I Am Somebody Else: My Life on the Street, on the Stage, and in the Movies” (Vetëm unë e di kush jam kur jam dikush tjetër: Jeta ime në rrugë, në skenë dhe në filma".
Aiello ishte martuar për gati 65 vjet. Ai dhe gruaja e tij Sandy Cohen kishin katër fëmijë, duke përfshirë Danny Aiello III, një aktor që vdiq në vitin 2010 në moshën 53-vjeçare. Më poshtë një sekuencë nga roli i tij në filmin e njohur të Luc Besson, Leon: Profesionisti:
Add new comment