Marifetçiu i Tiranës

Postuar në 08 Dhjetor, 2019 14:49

Turqia ka marrë përsipër të ndihmojë Shqipërinë në këto ditë të vështira duke organizuar një konferencë donatorësh. Sigurisht që ndihma është edhe fianciare, edhe njerëzore edhe politike. Këtë nuk kemi pse të mohojmë, por Turqia ka meritën se ka përshpejtuar punën në ndryshim nga Europa që është më e ngadaltë.

Ndihma që jepet sot patjetër që konvertohet në dimension politik nesër. Këtë Ankaraja zyrtare e di shumë mirë dhe shumë mirë që e deklaron. Zoti Rama, kryeministri i Shqipërisë, i asaj Shqipërie që na thuhet se ka rilindur, se ka bërë përparime të mëdha, asaj Shqipërie që paguan 20 milionë euro një kilometër rrugë, ka bërë të ditur se Turqia jo vetëm do të ndërtojë 500 banesa, por edhe do të dhurojë çadra dimërore. Në këtë rast z. Rama po bën zëdhënësin e Turqisë në Shqipëri, pasi ai do të duhej të kishte minimumin e dinjitetit që të mos e shprehte vetë këtë fakt, pasi pyetja që lind është:  as për çadra nuk ka para ky shtet të paguajë?

Në datën 31 korrik 2019, ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka i përcillte Presidentit garancinë se Shqipëria është më shumë se kurrë gati që të përballojë emergjencat. Gjashtë muaj më pas, kryeministri i Shqipërisë luyp nëpër botë çadra për njerëzit që kanë mbetur rrugëve. Por nuk çudit asgjë në këtë mes. Jemi një vend dhe një shoqëri që kemi pranuar të qeverisemi nga hajdutë dhe banditë, pse të mos e pasurojmë cv-në edhe me paaftësinë epokale?

Kjo sa na përket. Lidhur me mënyrën si po veprohet me ndihmat, z. Rama po luan politikë tinzare. Ai po hap rrugën e thellimit të bashkëpunimit me Turqinë në kontekstin e pasojave të tërmetit, por duke lëvizur kështu me mesazhe politike për Europën që sheh se po humb terren në Ballkan. Kjo e ndihmave është e legjitimuar nga emergjenca e madhe, ndërkohë që Europa po dëshmohet apo po lejon të trajtohet si një entitet i ftohtë që nuk i do edhe aq shqiptarët dhe interesohet për ta veçse kur ka probleme si emigracioni. Kjo është një lloj propaganda tinzare që do na kushtojë në të ardhmen sepse riaktualizon një sjellje tipike thuajse në histori. Dhe këtë përplasje mes ambicies turke dhe ftohtësisë europiane po e mishëron në formën e një tregëtari z. Rama që preferon përherë marifetin përkundrejt politikave të qarta. Sepse marifeti të shpëton edhe nga dështimi që është spektakolar.

Por Shqipëria i ngjan një plake që i kanë parë ca sytë, ndaj kurthet apo ironitë e historisë nuk kanë munguar dhe as do të mungojnë që ta shpëtojnë nga kjo kuturisje e pashembullt e budallallëkut, aventurizimit dhe plaçkitjes.

Re.Pu

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Te jemi realist Evropa ka probleme me recesionin dhe nacionalizmin me te djathten ekstreme qe i paragjykojne she pergjithesojne shqiptaret ne te njejtin kandar me kriminelet e droges.
Franca qe e ndihmuam per katedralen as qe levizi per nje ndihme te vogel. Eshte mire ndonjehere qe lutjet e teperta duhen ndalur. U prishem me Kinen she humbem nje aleat ekonomik te madh vetem se menduam se Perendimi do te na ushqente me luge floriri. Kemi 30 vjet QE mendojme te njejten gje.
Shqiperia si CDO shtet tjeter nuk duhet te vetizolohet si ne komunizem. Marredhenieve bilaterale duhet dhene prioritet ne te gjitha anet, veri jug e lindje. Jo vetem me Turqine, por edhe me Israelin, Afriken e Jugut, Nigerine, Kinen e Rusine, pse jo edhe me Serbine.

Interesi vetjak eshte paresor kur shihet se Evropa na ka mbyllur deren dhe kjo dere po behet "vrime gjilpere" (AB). Jemi me fat qe kemi nje aleat si Turqia, ne NATO dhe ka eksperience ne katastrofa natyrale, na ka ndihmuar ushtarakisht keto 30 vjet me donacione dhe trajnime te policise dhe Ushtrise.
Paragjykimet fetare nuk kane vend nder fqinje, sepse e shohim kete paragjykim e bejne jo pak vete me Italine dhe Greqine gjithashtu kur shihet qe pa keto shtete shqiptaret nuk do te punesoheshin.
Nder shekuj marredheniet turko shqiptare kane qene te shkelqyera. Rama eshte me fat QE ka nje vella si Sulltan Erdogan, ne jemi me fat qe Turqia eshte e forte dhe unike ne Ballkan.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Aqif kur flet per marredhenie te shkelqyera turko shqiptare ne shekuj besoj e ke fjalen pas vdekjes se Skenderbeut e deri ne vitin 1912, apo ke parasysh ndonje periudhe tjeter?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shqiperia, po luan permes Edi Rames, Erjon Veliajt e ndonje tjetri rolin e nje konkubine haremi, te cilat Turqia i ka dhe kerkon ti shtoje ne arenen gjeo-politike! Keta politikane shqiptare po e prezantojne shqiptarin si njeri lypes dhe pa dinjitet! Sepse nuk behet fare fjale per ndihme vllazerore, per ndihme pa interes, sic japin te gjithe, por behet fjale per ngritje xhamish dhe nderhyrje strukturash te tjera turke ne Shqiperi. Aq sa vete Erdogani ka frike se mund te diskretitohet para popullit te vet dhe atij europian si nje shef i vertete i Shqiperise!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.