Shou i impotencës në krye të OSBE-së
Shqipëria merr sot drejtimin e OSBE-së. Me dy ministra të Jashtëm, njërin në detyrë dhe tjetrin si shkëlqesi, vendi ynë ka arritur megjithatë ta nisë kryesimin me suksesin e zgjidhjes së kësa dileme përfaësimi. Me këmbët mbi tavolinën e punës, duke shfletuar shkresat e politikës së madhe, Edi Rama i ka vjedhur shoun Cakajt të vockël.
Kapardisja, e mbidukshme për shkak të sjelljes prej mazhordomi të Endri Fugës, e bën më të qartë impotencën e z. Rama në çdo detyrë.
Duke injoruar përgjegjësitë që vijnë me detyrën dhe duke u lëshuar në aktrimin e politikanit të fortë, me pushtet dhe që nuk matet me asnjë politikan shqiptar. Është teatër për audiencën shqiptare të cilën ky njeri e përçmon, ka frikë, i ka nevojën dhe e sfidon pasi ndjehet i tallur. Një episod sesi e drejton dhe kush e drejton Shqipërinë të cilin mund ta shohin të gjithë.
Add new comment