A e pyeti në fakt Agron Tufën për plagjiaturën gazetari i VOA-s?
Mbase shumëkush që e ndoqi deri në fund intervistën e Agron Tufës te VOA pati pritshmërinë se gazetari i saj Ilir Ikonomi do ta pyeste azilantin për akuzën kryesore: si i denoncuar me dokumente të pakundërshtueshme për doktoraturën e vjedhur dhe plagjiaturën që pasoi alibinë e krimit të tij akademik. Edhe unë e prisja t’i drejtohej kjo pyetje, por besoj se shpjegimi i mëposhtëm arsyeton bindshëm se kjo pyetje “ka munguar” vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gazetari i VOA-s.
*
Po të ndiqet me kujdes e gjithë intervista vërehet se gazetari Ilir Ikonomi është treguar shumë i kujdesshëm që Agron Tufës në këtë intervistëtë t’i drejtohet vetëm si Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, shkrimtar e publicist.
Detyra e Drejtorit ekzekutiv të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit e ka pamundësuar intervistuesin që ai të mos e pyesë Agron Tufën për akuzën që i është faktuar në cilësinë e pedagogut të Universitetit të Tiranës dhe një universiteti privat ku ai punon me kohë të plotë.
Për të ruajtur të pastër të gjithë shtresën që ai ka përfaqësuar në atë detyrë, gazetari Ilir Ikonomi në asnjë rast nuk iu drejtua Agron Tufës me ndajshtimet “profesor” apo “doktor”...
1.
Gjithsesi, në këtë intervistë, pas minutës së parë, nga gazetari i VOA-s nuk mungon pyetja që kërkon shkakun e vërtetë të egzilit të tij “politik”: “Zoti Tufa! Jemi në vitin 2019 dhe ironia është se pikërisht sot Shqipëria merr presidencën e radhës të OSBE-së, ku një komponent është komponenti human. Ç’mendim keni?
Pastaj Agron Tufa përgjigjet: “Këto lloj paradoksesh të një rendi absurd unë nuk di se si kanë mundur të ngjasin...”(?!)
VO: Gazetarët profesionistë nuk harrojnë për asnjë moment se ata janë vetëm pronarë të pyetjeve, ndërsa përgjigjja mbetet gjithnjë pronë e të intervistuarit.
Add new comment