7(tetë) ballë tërmeti, nuk lëviz uniteti. Populli në romancë me kryeministrin pas sizmës së 26 nëntorit

Postuar në 05 Dhjetor, 2019 16:49

Eduard Zaloshnja njofton se ka kryer një sondazh elektronik. Pyetja kryesore ka qenë: A mendoni se punët mund të shkonin më mirë pas Tërmetit të 26 nëntorit me Ramën kryeministër apo me Bashën kryeministër?

Më tej sqaron se kush ka qenë pjesë e sondazhit: Ky sondazh u zhvillua vetëm me votues të vendosur apo të lëkundur (mosvotuesit nuk u përfshinë në kampionin prej 1686 të anketuarish).

Përgjigja e të pyeturve është qetësuese: 71% mendojnë se me Ramën kryeministër punët mund të shkojnë më mirë pas tërmetit. Basha është katandisur te 29% dhe ka pësuar rënie.

Ta lëmë mënjanë llojin e të pyeturve dhe mënyrën sesi ata arsyetojnë. Të sjellim në ndihmë “rastësinë”. Pak ditë më parë, kur Shqipëria ishte tronditur nga tërmeti, z. Rama deklaronte se më mirë se ai nuk e bën kush këtë punë. Kjo është çështja në fakt. Mileti nuk duhet të ngatërrojë punët e dovletit me ato të perëndisë. Dhe sondazhi i Zaloshnjës e konfirmon mençurinë e miletit: ai e do Ramën më shumë se më parë.

Kujdes: E do sepse nuk bën Basha. Por kaq mjafton dhe tepron. Ja vihuni pak në pozitën e kryeministrit: Nuk do mjaftonte kjo?

Sidomos kur mendon se sondazhi me atë që pyet mbetet fare objektiv…Nuk thonë kot: 7 ballë tërmeti(ky ishte 8 në fakt), nuk lëviz uniteti!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.