Shtyhen me katër muaj hetimet për presidentin. Komisioni: Na bllokoi tërmeti

Postuar në 03 Dhjetor, 2019 13:03

Parlamenti shqiptar do të hetojë edhe për katër muaj për presidentin Ilir Meta. Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij, drejtuar nga nënkryetari Alban Zeneli, ka kërkuar shtyrjen e hetimeve për shkak të Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Ky komision dhe mazhoranca ka kërkuar një shtesë për afat kohor. Dhe për të investiguar një institucion kaq të rëndësishëm duhet më shumë kohë. Nuk e  ka patur kohën e duhur për tu mbledhur dhe për të shqyrtuar faktet. Kjo ka ardhur edhe për shkak të gjendjes në Shqipëri pas tërmetit të rënë. Është e pamundur afati që është përcaktuar më 8 dhjetor. Koha është e pamjaftueshme për të dalë në një kërkesë sa më ta saktë dhe të drejt ligjor

tha Zeneli.

Nuk është e qartë sa mund të merret seriozisht një komision i tillë që e heton presidentin vetëm për një dekret.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.