Komiteti i Rindërtimit, Shoqata e Ndërtuesve: Fatura do bjerë mbi qeverinë
Pas tërmetit qeveria, më saktë kryeministri Edi Rama, ka krijuar një komitet për rindërtimin. Në krye do të jetë Arben Ahmetaj.
Tryeza e krijimit ka qenë pak e pazakontë, janë parë aty gazetarë, biznesmenë, ministra, bamirës.
Binzesmenti Artan Dulaku ka deklaruar se në Durrës disponohen 3500 banesa të lira dhe ato mund të shiten për të pastrehët. Z. Dulaku ka sqaruar se sipas Shoqatës së Ndërtuesve ndërtimet në Shqipëri janë bërë mirë dhe konform normave teknike dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në spekullimet e bëra në media.
Nga ana tjetër, bamirësi Elvis Naçi ka replikuar duke deklaruar se apartamentet duhet të falen dhe shiten me kosto të pranueshme. Naçi ka sqaruar se pasi është konsultuar edhe me Marin Memën, i pranishëm në mbledhje, ka vendosur të kërkojë që në takime të tilla të jenë edhe njerëz të tjerë të njohur.
Kryeministri vetë ka shprehur brengën se në tryezë ka munguar opozita. Më poshtë video:
Add new comment