Një hap afër hapjes së negociatave. Kroati Tonino Picula caktohet raporter i PE-së për Ballkanin Perëndimor

Postuar në 27 Nëntor, 2019 21:43

Kroati Tonino Picula është caktuar raporteri i Parlamentit Europian për rekomandimet për Ballkanin Perëndimor para samitit të vitit 2020. Ai citohet të jetës shprehur pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilin e ka konsideruar një proces për të cilin duhet konsensus. 

Debatet për reformat nuk duhet ta ndalij procesin e zgjerimit. Vendet duhet të gjykohen individualisht në bazë të meritës dhe arritjeve. Mali i Zi p.sh është në krye të këtij procesi dhe pres që rezultatet dhe përpjekjet e bëra të njihen dhe negociata e paranëtarësimit të mbyllen gjatë këtij mandati

ka thënë Picula. 

Ai ka shtuar se do të ofrojë një sërë rekomandimesh konkrete që do të çojë në heqjen e bllokadave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 
 
Picula e ka konsideruar si të gabuar vendimin e presidentit francez, Macron për dy vendet e rajonit tonë, gabim që po korrigjohet nga të gjithë drejtuesit e Brukselit, përfshirë presidenten e Komisionit, von der Leyen. 

Roli konkret i Piculës është të rekomandojë për Këshillin e PE-së hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.