Ngrijnë projektet e investimeve që nuk janë PPP
Qeveria është dukshëm në vështirësi financiare për të financuar vetë projekte publike. Ministrja e Financave, Denaj në përgjigje të interesit të deputetëve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tha se, buxheti i shtetit do të ngrijë financimin e projekteve të tjera siç ka bërë edhe këtë vit, duke shtyrë financimin e projekteve të tjera buxhetore në fushën e investimeve për një vit më vonë.
Denaj tha se, përveç kontratave koncensionare, projektet e tjera të infrastrukturës do të financohen në rast se do të ketë tepricë në realizimin e të ardhurave. Në projektbuxhetin 2020 janë ngrirë projektet e investimeve që nuk janë PPP, për një vit më vonë, teksa deputetet socialistë kanë shprehur shqetësim për financimin e projekteve të tjera të infrastrukturës në vend.
“Kemi ngrirë projekte që mos të rrezikojmë parametrat fiskalë. Në momentin që të kemi të ardhura do t’i financojmë. Nuk do të rrezikojmë buxhetin e shtetit. Kemi ulje në investime kapitale dhe shtyrje për një vit më vonë”-tha Denaj.
Më 2020 nuk ka asnjë projekt të ri që financohet nga buxheti, për shkak se fondet e projektuara shkojnë për financimin e koncensioneves. Partia Demokratike reagoi duke thene se Parlamenti votoi në Komisionin e Ekonomisë 120 milionë euro në vit për 13 koncesione, ndërsa nuk ka para për rritjen e rrogave, duke bere publike tabelen respektive te buxhetit per koncesionet.
Add new comment