Pentagoni publikon videon e operacionit të vrasjes së Al Bagdadi-t
Pentagoni publikoi videon e operacionit të vrasjes së liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.
Siç shihet nga pamjet e kamerave nga Forcat Speciale të SHBA, një grup ushtarësh po shkojnë drejt një ndërtese të madhe në Barisa, një fshat i vogël në veri-perëndim të Sirisë, afër kufirit me Turqinë, ku fshihej i ashtuquajturi Kalifi Islamik.
Abu Bakr al-Bagdadi u përpoq të shpëtonte përmes tunelit, por pasi e kuptoi që nuk do të dilte i gjallë shpërtheu brezin me eksploziv që mbante veshur. Të vdekur mbetën edhe tre fëmijë që ishin me të si dhe dy gratë e tij, të cilat gjithashtu mbanin eksploziv, por nuk i aktivizuan ato.
Sipas Ëashington Post, ai që dorëzoi te amerikanët udhëheqësin e ISIS ishte një zyrtar i nivelit të lartë në radhët e xhihadistëve. Informatori, i cili ishte i pranishëm në kohën e bastisjes, la zonën dy ditë më vonë bashkë me familjen e tij.
Footage of U.S SOF raid on Baghdadi's compound disclosed at Pentagon press briefing: https://t.co/UvX9B8hoyjpic.twitter.com/6qy4s7kmt3
— Harry Boone (@towersight) October 30, 2019
#BREAKING #US army has published a video from the operation to kill #ISIS leader Al Baghdadi pic.twitter.com/MSuTSit6Wi
— Guy Elster (@guyelster) October 30, 2019
Add new comment