SHBA zbulon se Shqipëria ka refuzuar një ofertë kineze

Postuar në 28 Tetor, 2019 11:50

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka përcjellë sot disa mesazhe për Rusinë dhe Kinë teksa ka folur në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’. Duke mos sqaruar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, diplomatja amerikane ka theksuar se “disa gjëra nuk janë në shitje në Shqipëri”.  

Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por reforma zgjedhore është bërë projekt kombëtar. Drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët.

Shqipëria ka përmbushur dhe respektuar angazhimet për Samitin e Uellsit, shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e përbashkët. Për Rusinë, Kinën Ballkani është mjet që të shfrytëzohet dhe të flaket tej, ata duan të minojnë modelin perëndimor. Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë përveç kaosit, Irani ka shfrytëzuar praninë në Tiranë për të shkatërruar kundërshtarët. Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra nuk janë në shitje dhe ka refuzuar makinacionet ruse. Disa gjëra në Shqipëri nuk janë për shitje

deklaroi ajo.

Nga kjo deklaratë nuk kuptohet se çfarë ka refuzuar ndaj Kinës Tirana zyrtare dhe cila ka qenë oferta e Pekinit që u thuhet shqiptarëve nga të huajt.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Bravo Shqiperia per bindjen e perulur ndaj Berlinit dhe Uashingtonit! Me Kinen kane te drejte te bejne biznes vetem USA dhe vendet e medha te BE-s, te cilat i kane cuar te gjitha firmat e tyre ne Kine, gjithashtu i kane shitur firmave kineze me mijra firma te vendeve te tyre, dhe kane me Kinen nje shkembim mallrash ne rritje. Shqiperia do te marri gjithnje levdata nga padronet e saj te rinj! Kjo eshte nje fitore e papare!

Submitted by Taras (not verified) on

Bar do te hame dhe kurre nuk do te devijojme nga rruga qe na terheq prej hunde padroni i Uashingtonit. Te varfer, te drobitur, te sfilitur dhe pa breke ne bythe ne jemi krenar per gjenden qe na ka sjellur deri me tani Perendimi me Administratorin Amerikan ne Tirane.
Nuk e duam ndihmen dhe investimet e Kines, jemi mire keshtu qysh jemi, te varfer por te lumtur qe nena Amerike kujdeset per ne, qe kurre te mos bejme dhe ndertojme shtet, por vetem mini shtete brenda shtetit me muxhahidine dhe ujgure.

Submitted by Mendim alternativ (not verified) on

Sa per ujguret me vjen keq vertet dhe nuk shoh ndonje te keqe qe i kane pranuar ne Shqiperi sepse kerkoje vetem mbijetese dhe nuk bejne propagande nga Shqiperia per te rrezuar qeverine kineze. Muxhahedinet e opozites iraniane nuk kane vend ne Shqiperi. Jane se paku po aq te dhunshem e ekstremiste sa qeveria e Teheranit qe e luforjne nga Shqiperia me mjete elektronike, me takimete hapura e te mbyllura. Jane nje kult i poshter, me praktikq perverse. Kur ua meson jeriu historine e kupton qe ka me keq se minimalisht nuk u lene gje manget ajatollaheve. Per me teper iu eshte shitur toke ne mes te Shqiperise e bejne cfare duan e mes te vendit tone.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.