Gënjeshtër veresie e Kajmakut, “digjet” një tjetër çun problematik i Rilindjes

Postuar në 28 Tetor, 2019 21:41

Pas Valdrin Pjetrit, socialistëve u digjet një tjetër investim politik i zgjedhjeve të 30 Qershorit. Bëhet fjalë për kryebashkun e Vorës, Agim Kajmaku për të cilin Prokuroria e Përgjithshme ka konstatuar papajtueshmëri të mandatit pas verifikimeve mbi të dhënat e deklaruara prej tij në formularin e dekriminalizimit.  

Kajmaku në formular ka mohuar të jetë ndaluar apo gjykuar nga një autoritet i huaj, ndërsa në një letër drejtuar Prokurorisë shkruan se nuk ka qënë në dijeni të faktit se ndaj tij kishte nisur një hetim nga autoritete greke, pasi gjyqi ndaj tij ishte zhvilluar në mungesë, arsye kjo që sipas Kajmakut nuk e kishte shënuar në formilarin e dekriminalzimit.

Por në fund ka rezultuar e gjitha një gënjeshtër veresie siç argumenton edhe Prokuroria në paragrafin më poshtë.

Nga verifikimet e kryera nga ana jonë është provuar se shtetasi Agim Kajmaku dhe shtetasi Jorgo Toto janë i njëjti person.  Nga verifikimet e kryera konfirmohet se subjekti Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor në zhvillim. Kjo sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke ku i është bërë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqej ndaj tij.

Ajo që nuk kuptohet është përse PS vijoi me procedurat e betimit të Kajmakut ndonëse ndaj tij kishte një denoncim për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.