OKB-ja preket nga kriza financiare. 63 shtete anëtare nuk paguajnë detyrimet buxhetore
Organizata e Kombeve të Bashkuara po përballet me krizë të vërtetë për shkak se 63 vende anëtare nga 196 të tilla nuk kanë paguar detyrimet vjetore. Mes këtyre vendeve bën pjesë edhe kontributori kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka ka sjellë ndër të tjera edhe mundësinë e uljes së kostove.
Këtë muaj ne kapim defiçitin më të thellë të dekadës. Ne rrezikojmë të hyjmë në nëntor pa para të mjaftueshme për të mbuluar pagat. Puna dhe reformat tona janë në rrezik
është shprehur për këtë çështje sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në fjalën e tij në Komitetin e Buxhetit.
Sipas raportimeve deri në muajin shtator, shtetet anëtare kanë paguar 70% të totalit, që është një shifër me rënie 8% krahasuar me një vit më parë. Në terma absolutë 130 vende kanë paguar për vitin aktual 1.99 miliardë dollarë ndërkohë që duhen derdhur edhe 1.386 miliardë dollarë të tjerë.
Vetëm SHBA detyrohet të derdhë 381 milionë dollarë për vitin 2018 dhe 674 milionë dollarë për buxhetin e këtij viti. Po kështu SHBA detyrohet për mbulimin financiar të 28% të shpenzimeve për misionet paqeruajtëse të OKB-së, që llogariten si buxhet më vete dhe që shkon në 2.4 miliardë dollarë. Vonesa në pagesa kanë edhe shtete të mëdha si Brazili, Irani, Meksika, Koreja e Jugut, Arabia Saudite apo edhe një shtet relativisht i pasur si Izraeli.
Add new comment