Derrat visarianë filmohen duke përdorur vegla pune për të gërmuar tokën
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/10/19316806-7539589-image-a-15_1570225766691_2019_10_05_14.jpg?itok=kn7-yoGh)
Ekologjistja Merdith Root-Bernstein ka filmuar në një kopësht zoologjik në Paris një familje derrash Visajanë që përdornin një copë druri si vegël pune për të gërmuar tokën. Kjo është hera e parë që një specie si derri dokumentohet të përdorë vegla pune, pasi specie të tjera si shimpazetë, delfinët, apo edhe korbat dihet se kryejnë veprime të tilla.
Nga vëzhgimi i kryer rezulton se nëna e familjes, e quajtur Priscilla ka mësuar e para të kryejë veprime të organizuara për gërmimin e tokës dhe mandej ia ka kaluar këtë të vegjëlve të vet. Pika e dobët e këtij vëzhgimi është se derrat në fjalë ndodhen në izolim dhe ndoshta në natyrë të lirë do të vepronin ndryshe .
Add new comment