Padi gjysmake e PD për Teatrin

Postuar në 04 Tetor, 2019 11:40

Partia Demokratike njoftoi sot se ka dërguar për ndjekje penale arkitektin danez Bjarke Ingels për përfshirje të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike tek teatri Kombëtar për ndërtimin atje të kullave private.

 Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori kundër arkitektit danez janë 3:  “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas PD, Bjarke Ingels ka bashkëpunuar me Edi Ramën dhe Erion Veliajn për një projekt të pabazuar në asnjë ligj. Ajo që nuk kuptohet te kjo lëvizje e PD është mospaditja e kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës, të cilët siç thuhet në deklaratën e PD janë bashkëpunëtorë në këtë projekt korruptiv.

Në padinë e Partisë Demokratike thuhet se  “jemi përpara marrjes së një përfitimi të parregullt dhe pranimit të një oferte që vjen nga një përfitim i parregullt, pasi  kryerja e një projekti për zhvillimin e pronës publike dhe ndërtimin e një pasurie publike, si Teatri Kombëtar, pa asnjë marrëveshje me autoritetet publike shqiptare dhe pa u njohur me ndonjë procedurë konkrete ligjore për partneritet publik privat, nënkupton se studio arkitekturore “BIG-BJARKE INGELS GROUP” dhe arkitekti i saj z. Bjarke Ingels, kanë konsumuar veprën penale të parashikuar në nenin 164/b “Korrupsion pasiv në sektorin privat”, vepër e cila dënohet me burgim nga 6 muaj në 5 vjet"

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.