Kanceri është kthyer në biznes. Kimioterapia nuk është zgjidhja
Dr. Ermanno Leo, kirurg italian i specializuar në kancerin e zorrës së trashë, e cilëson biznes mënyrën sesi trajtohen tumoret.
Në një debat publik me titullin “Kërkimi farmaceutik: biznes apo shpresë”, mbajtur në maj të vitit 2017, dr. Leo thotë se industria farmaceutike shpesh bëhet pengesë për teknikat e reja të trajtimit të tumoreve.
“Kam frikë se kanceri është kthyer në biznes, njësoj si lufta. Kimioterapia nuk është zgjidhja për kancerin”, thekson ai gjatë fjalimit të tij, duke sjellë rastin e Indisë, e cila në vitin 2013 i hoqi gjigandit zviceran të ilaçeve, “Novartis”, patentën për “Glivec”, një ilaç për të sëmurët me kancer.
Dr. Ermano Leo drejton repartin e kirurgjisë kolorektale në Institutin e Tumoreve në Milano dhe jep mësim në Universitetin “La Sapienza”, në Romë.
Add new comment