Teatri duhet siguruar vetëm nga projekti i prishjes
Tirana u godit dje nga disa tërmete, lëkundja kryesore arriti magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet 7 ballë. Lëkundjet e forta kanë sjellë dëmtime të rënda në pallate dhe banesa në Tiranë e Durrës. Fakulteti i Gjeologji Minierave pothuajse është shembur.
Por ndonëse flitet për të si “një godinë e rrënuar”, Teatri Kombëtar nuk ka asnjë krisje. Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur me pasion të pazakontë projektin privat Fusha, ka thënë disa here që TK është në prag shembje dhe se “nuk do presim tërmetin” që sipas tij do ti zerë “aktorët brenda”.
Pas “provës së zotit” ose KM është shqetësuar më tepër se duhet për jetën e aktorëve ose ka gënjyer sërish, këtë herë për të krijuar psikozën e domosdoshmërisë së prishjes së TK me shkak rrezikun, kur arsyet janë të tjera.
“Këtu çështja është mediokritet. Kapu pas asgjësë për të bërë zhurmë. Është godinë e ndërtuar nga ushtria italiane me material të përkohshëm. Eshte degraduar ne piken që është i parikuperueshëm, nuk do presim tërmetin. Është ndërtuar me material të pariparueshëm. Të gjithëve u them do na kushtonte më pak sesa godina e re, nëse do ta ndërtonim njësoj sic është. Eshte e paresturueshme. Ne me projektin e ri kërkojmë shumë më tepër fond për Teatrin për një truall që është prapa teatrit ku sot ka ferra, dhe mbeturina. Eshte nje truall pa vlere nderkohe qe ne marrim vleren e nje teatri te ri” – deklaronte ai në 30 korrik 2019.
Burimi: Dita
Add new comment