Ilir Beqaj propozon të falen gjobat e AKU-së
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/09/beqaj_2019_09_19_17.jpg?itok=8b6hjMZZ)
Deputeti socialist, Ilir Beqaj propozon që të falen gjobat që Autoriteti Kombëtar i ushqimit u ka vendosur operatorëve që merren me prodhimin apo tregtimin e produkteve ushqimore.
Ish-ministri i Shendetesise ka propozuar për këtë edhe një projektligj. Ai thotë se qëllimi i nismës ligjore është lehtësimi i barrës së operatorëve ekonomike që kanë aktivitet kryesor prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen me shumicë të ushqimeve si dhe shitjen me shumicë të prodhimeve shtazore, të cilët janë gjobitur nga AKU-ja pasi, nuk kanë qenë të licencuar për ushtrimin e aktivitetit në momentin e kryerjes së kontrollit.
Në propozimin e tij, deputeti Beqaj thotë se inspektimet e AKU janë shoqëruar me vendosjen e gjobave në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi për ushqimin dhe sigurinë ushqimore, por që sipas tij operatorët që merren me produktet ushqimore për konsumatorin kanë qenë të painformuar për licensat që duheshin për ushtrimin e aktivitetit. Pak kohë më parë qeveria miratoi ashpërsimin e e kodit penal për ata që cënojën sigurinë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë.
Add new comment