Mbi 2 mijë fetuse të vdekura në shtëpinë e mjekut
Të dhëna shokuese u zbuluan pas vdekjes së një mjeku të njohur aborti në Indiana, SH.B.A. Më shumë se 2,000 embrione të vdekura u gjetën në shtëpinë e tij, duke bërë që vetë familja të thërrasë autoritetet për të sqaruar rastin.
Doktor Ulrich Cloffer vdiq në 3 shtator. Ai drejtonte një klinikë gjinekologjike të specializuar në aborte deri në vitin 2015, përpara se licenca e tij e operimit të pezullohej.
Avokati që përfaqëson familjen e tij tha se ata ishin të tronditur dhe kërkuan ndihmë pas vdekjes së tij për të hequr fetuset e vdekura nga shtëpia e tyre, për të cilat ata nuk dinin asgjë. Autoritetet vërtet gjetën foshnjat e vdekura në shtëpinë e të ndjerit. Mjeku i kishte marrë në shtëpi dhe, sipas zyrës së sherifit, familja e mjekut po bashkëpunon me hetimin.
Deri më tani nuk ka asnjë indikacion se abortet kishin ndodhur në shtëpinë e tij, sipas autoriteteve. Cloffer vdiq në moshën 75 vjeç. Ajo filloi abortet në vitin 1974 dhe thuhet se ka ndërprerë rreth 30,000 shtatzëni. Atij iu pezullua licencën e klinikës kur nuk raportoi abortin ndaj një vajze 13-vjeçare.
Add new comment