Bien zgjedhjet, jep dorëheqjen "star-i" i parlamentit britanik
Parlamenti britanik i tha jo propozimit të qeverisë, për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 15 tetor. Ashtu në votimin e parë, javën e kaluar, edhe këtë herë shumica e deputetëve rrëzoi kërkesën e qeverisë së Boris Xhonsonit, duke i dhënë këtij të fundit goditjen e dytë brenda pak ditëve.
Teksa Boris Johnson njoftoi se do të ndërpriste punën e parlamentit, kryetari i Parlamentit John Berkow, i cili është bërë i njohur për thirrjen e tij "order”, tha se do të jepte dorëheqjen deri 31 tetor, kur është edhe afati e fundit për Brexit. "Ky ka qenë privilegji dhe nderi më i madh i jetës sime profesionale",-tha Berkow
Më herët, Mbretëresha Elizabeth lëshoi zyrtarisht një "Dekret Mbretëror" i cili kërkon të parandalojë Boris Johnson të dëbojë Londrën jashtë BE-së pa marrëveshje. Projekt-ligji u miratua nga Dhoma e Komuneve javën e kaluar, falë mbështetjes nga anëtarët e partisë në pushtet. Në fakt, miratimi erdhi pavarësisht kërcënimeve të Boris Johnson për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare.
"This has been the greatest privilege and honour of my professional life"
John Bercow receives a standing ovation from MPs, as he announces his intention to stand down as House of Commons Speakerhttps://t.co/e3Shcat2ql pic.twitter.com/TqtEmoI9yE
— BBC Politics (@BBCPolitics) September 9, 2019
Add new comment