Prokuroria e mosvarme që mbyll dosjet

Postuar në 03 Shtator, 2019 15:17

Sot njoftohet se Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për akuzën e pastrimit të parave për Emiljano Shullazin dhe biznesmenin Ylvi Beqja. Me kërkesë të Prokurorisë hetimet janë pushuar pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale. 

Ky vendim i organit të akuzës vjen pak javë pasi dosja 184 iu kalua për hetim Prokurorisë së Dibrës për shkak se Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën, ndërkohë që edhe dosja e O.S. iu kalua për shqyrtim Prokurorisë së Elbasanit. 

Një zinxhir vendimesh nga një organ që quhet i pavarur por që duket se krijojnë rrethana lehtësuese në procedim për të akuzuarit që qëndrojnë pas tyre. Si duhet lexuar ky lloj momenti? Si kompensimi i munguar për njerëz që përherë janë përfolur si pranë shumicës aktuale, apo si shenjë se kjo është e vetmja mbrojtje e fundit përpara se në veprim të hyjë i famshmi SPAK? Kjo nuk është e qartë për momentin, por një gjë dihet fare mirë: ky shtet po i lë qytetarët para faktit se ai jep drejtësi për më të fortët dhe asgjë tjetër. Po të flisnim me parametrat e kryeministrit do na duhej t’i shpallnim prokurorët si kriminelë, por  sa pare bën një gjë e tillë?

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Eshte bere me miratimin e gjykates. Theksojeni dhe kete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.